Situata e koronavirusit në Shqipëri: 28 raste të reja, në total 361 të infektuar, 20 viktima

Numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shënuar rritje me 28 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët një është fëmijë.
Ka shkuar në 361 numri total i të infektuarve, konfirmon Ministria e Shëndetësisë. Gjatë orëve të fundit ndërroi jetë një 80-vjeçare nga Shkodra, duke e çuar në 20 totalin e viktimave në Shqipëri.
Me 5 pacientë të orëve të fundit, gjithsej janë shëruar 104 persona.