22:41 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Situata e Milanit si punët e shqiptarit, “llugë”

Milani është mposhtur nga Lazio në “San Siro” me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian  kaluan të parët në epërsi me golin e sulmuesit në formë, Ciro Immobile në minutën e 25-të.

Tre minuta më vonë, Piatek barazoi rezultatin, ku topi i tij u devijua nga Bastos.

Golin e fitores Lazio e shënoi në minutën e 83-të me anë të Correa.

Me këtë fitore, Lazio është në vendin e katërt me 21 pikë, tetë më pak se kryesuesi Lazio, derisa Milani është në vendin e 11-të me 13 pikë. /IndeksOnline/