Situata e Olmos te Barcelona, flet për herë të parë agjenti i tij

Dani Olmo aktualisht nuk mund të konsiderohet futbollist i Barcelonës. Ylli spanjoll nuk është regjistruar nga La Liga për shkak të problemeve financiare të skuadrës katalonase.
Lidhur me këtë situatë, ka folur për herë të parë agjenti i futbollistit.
“Mund të konfirmoj se nuk po negociojmë me asnjë klub. Dani është lojtar i Barçës dhe dëshiron të qëndrojë i tillë.
Ai bëri përpjekje të mëdha në jetën e tij për të qenë te Barcelona. Kjo ka qenë dëshira e tij për një kohë shumë të gjatë” ka thënë ai./Indeksonline/