75 Mall Live Search
14:12 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / G T

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Sunderlandit në Premier League.

Guardiola u pyet edhe për mesfushorin Rodri, shkruan Indeksonline

Ka kohë që mesfushori spanjoll nuk është duke luajtur për Cityn për shkak të lëndimit.

“Nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sunderlandit. Ai po bën mirë. A jeni të lumtur me përgjigjen? Ai po bën mirë…!

“Por nuk e di se kur do të kthehet”, u shpreh Pep Guardiola

Rodri, fitues i “Topit të artë” në vitin e kaluar, lëndoi ligamentet dhe që nga ai moment ai s’ka “parë” dritë me sy./Indeksonline/