75 Mall Live Search
18:51 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

“Situata e tanishme e mocionit të mosbesimit të qeverisë ka dallim me ato të kaluarat”

Njohësi i Kushtetutës, Albert Krasniqi, duke folur rreth situatës politike në vend, ka thënë se ka një dallim substancial në mes të situatës së tanishme të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, me situatat e kaluara.

“Ky dallim është në pikënisjen e rrëzimi të qeverive, në vet tekstet e mocioneve të mosbesimit të cilat përmes votimit janë mbështetur nga shumica e deputetëve.

Në dy rastet e kaluara (2010 dhe 2017), në tekstet e mocioneve të mosbesimit shprehimisht ishte kërkuar mbajtja e zgjedhje të reja. Madje në vitin 2010, data e zgjedhjeve veçse ka qenë e shpallur para se të ndodhte mocioni. U.D. së presidentit Jakup Krasniqi, veçse kishte ndryshuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, shkruan Krasniqi, transmeton Indeksonline.

Ai tutje thotë se në situatën e tanishme, në tekstin e mocionit shprehimisht thuhet se me këtë veprim, Kuvendi krijon mundësinë për formimin e një qeverie të re.

“Mund të mos pajtohemi me formimin e një qeverie të re pa zgjedhje, por nuk mund të thirremi në standard të dyfishta, pasi kërkesat dhe rrethanat janë të ndryshme”./Indeksonline