06:36 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Situata është katastrofike”

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric e ka pranuar se situata është katastrofike

Kroacia me barazimin e fundit ndaj Finlandës 1:1, ka rënë në pozitën e dytë në Grupin I, duke rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Mesfushori Luka Modric e pranon se situata është katastrofike, por insiston se kanë edhe një mundësi, duke shpresuar që në ndeshjen e fundit Islanda do të humbas ose fitojë ndaj Kosovës.

“Ishim shumë mirë deri në ndeshjen ndaj Islandës. Tani situata është katastrofike, por kemi edhe një ndeshje”, tha Modric për mediat kroate.

Kroacia në ndeshjen e fundit luan ndaj Ukrainës në udhëtim, ku i duhet me patjetër fitorja, e në anën tjetër Islandë të barazoi ose humbas me Kosovën. /Express