Situata kaotike te Liverpuli, Salah shihet në takim privat me legjendën e skuadrës
Mohamed Salah ka trazuar ujërat te skuadra e Liverpulit.
Ai javën që lam pas, ku ”redsat” barazuan me Ledds United, pas ndeshjes tha se raportet e tij me trajnerin Arne Slot nuk janë të mira pasi dikush nuk po e do më në klub, shkruan IndeksOnline.
Salah pas kësaj deklarate nuk u ftua për ndeshjen e Champions League ndaj Interit, dhe janë shtur zërat për një largim nga Liverpuli gjatë afatit kalimtar të janarit.
Derisa egjiptiani gjatë këtyre ditëve është takuar fshehtas me ish-shokun e tij, legjenden e Liverpulit, Jordan Henderson.
Sipas asaj që raporton “SunSport”, dyshja janë takur në një nga lokalet e Londrës për të drekuar, derisa para se janë futur në lokal ishin të maskuar.
Ka pasur raportime se për transferimin e Salah, ka shfaqur interesim skuadra arabe Al Hilal.
”Sun Sport” pohon se pikërisht kjo ishte arsyeja e takimit mes Salah dhe Henderson, ku gjatë bisedes e pyeti se si është të luash në Lindjen e Mesme.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Mohamed Salah pas prishjes së raporteve me Arne Slot./IndeksOnline/


