Situata me Covid: Mbi 10 mijë e 500 raste aktive, 15 komuna kalojnë në zonë të kuqe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten gjashtë viktima me koronavirus.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç)”, është thënë në njoftim.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 730 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3.317 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Më 12 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 512 persona, derisa aktive janë 10.530 raste.
Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 76.110 raste të infektimit. Prej tyre 1.688 kanë vdekur.
Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten do të vazhdojnë të zbatohen masat e njëjta për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 19 mars, në zonën e kuqe janë 15 komuna:
Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani.
Në zonën e verdhë janë 12 komuna:
Prizreni, Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.
Në zonën e gjelbër janë 11 komuna:
Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi. /Lajmi.net/
