75 Mall Live Search
16:16 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / LB

Situata me pandeminë në vend, nesër Qeveria diskuton me kryetarët e komunave

Kryetarët e komunave të Kosovës janë ftuar nesër për një takim virtual për të diskutuar me ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi  ku do të diskutohet lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Ky pritet të jetë takimi i parë për disa nga kryetarët e rinj të komunave të cilët e kanë marrë mandatin ditë më parë, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se një ditë më parë është organizuar një protestë nga ana e gastronomëve të cilët po kërkojnë lirimin e disa masave anti-covid.