75 Mall Live Search
16:12 / E Martë, 06 Janar 2026 / B XH

Situata me vërshime në vend, Rama: Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas situatës së krijuar nga reshjet e mëdha të shiut në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll, raporton IndeksOnline.

“Ekipet e kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.

Ekipet e kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar. /IndeksOnline/