18:09 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Situata me zjarre, Mehaj fton qytetarët që të denoncojnë keqbërësit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se MB është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar me zjarre në disa vende.

Ai tregoi se që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm“, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.

Gjithashtu, që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.

Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj.

Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar dhe sanuar gjendjen e krijuar.