Situata me zjarret në Kosovë, 15 vatra aktive

15 vatra të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore janë active në 11 komuna të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftim të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga flakët janë raportuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.
Në zjarrin që kaploi fshatin Llaushë të Skenderajt është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter nga KFOR-i.
Kjo agjenci i bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura si dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar.