Situata në pikat kufitare, Merdarja më e ngarkuara

Momentalisht ka më pak pritje në pikat kufitare të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Siç theksohet aty, pritje ka vetëm në dalje të Merdares.
Atje pritjet vijojnë nga 60 deri në 90 minuta.

Kurse, në vendkalimet tjera kufitare nuk ka fare pritje./Indeksonline/