Situata në secilin grup të eliminatoreve për Evropian veç e veç
Sot përfunduan ndeshjet e radhës për kualifikime në Kampionatin Evropian, ndërsa Italia siguroi kualifikimin në Evropian tri ndeshje më herët.
Ndërsa Indeksonline ju sjell situatën në secilin grup veç e veç.

Anglia prin në grupin A me 12 pikë aq sa ka edhe Çekia por me një ndeshje më pak. “Tre Luanët” janë shumë afër kualifikimit, ndërsa vendi i dytë që siguron kualifikimin tutje do të diskutohet mes Çekisë dhe Kosovës.

Në grupin B, njëri vend që dërgon në Evropian veçse është siguruar gati nga Ukraina, ndërsa Portugalia dhe Serbia do të garojnë për pozitën e dytë, ndonëse Portugalia është kualifikuar përmes Ligës së Kombeve.

Situatë e “nxehtë” po zhvillohet në grupin C ku tri ekipet, Holanda, Gjermania dhe Irlanda Veriore kanë nga 12 pikë, megjithatë Irlanda Veriore. Me gjasë, Holanda dhe Gjermania vazhdojnë tutje.

Një situatë e njëjtë është edhe në grupin D ku Irlanda dhe Danimarka prijnë me nga 12 pikë, ndërsa Zvicra është e treta me 4 pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndonëse Kroacia ende nuk e ka siguruar kualifikimin, ata janë shumë afër pasi që kan 13 pikë, ndërsa Sllovakia ka 10 sosh. E treta renditet Hungaria me 9 pikë, ndërsa do të zhvillohen edhe dy xhiro tjera.

Me barazimin sot, Spanja ende matematikisht nuk e ka siguruar kualifikimin, ndërsa prin në grupin F me 19 pikë, ndërsa për pozitën e dytë do të luftojnë Suedia, Rumania dhe Norvegjia.

Polonia prin në grupin G me 16 pikë. E dyta është Austria, ndërsa kandidatë potencial për pozitën e dytë janë edhe Maqedonia Veriore dhe Sllovenia që kanë grumbulluar nga 11 pikë. Situatë interesante.

Në grupin ku bënë pjesë edhe Shqipëria, Franca dhe Turqia janë më së afërmi të kualifikohen në Evropian me nga 18 pikë secila, ndërsa edhe Islanda mban gjallë shpresat me 12 pikë.

Belgjika ka siguruar kualifikimin në grupin I me 21 pikë, ndërsa edhe Rusia është shumë afër ta bëjë një gjë të tillë. Qipro, ndonëse pak, ende ka shpresa për një kualifikim të mundshëm.

Edhe Italia siguroi kualifikimin tutje tri ndeshje para fundit, duke e lënë anash historinë e hidhur të vitit 2018, ku nuk arritën të kualifikoheshin. Finlanda me 12 pikë dhe Armenia e Bosnja e Hercegovina me 10 sosh synojnë biletën e fundit për Evropian./Indeksonline/