75 Mall Live Search
09:23 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / MSH

Situata në Veri – e qetë

Sot në Veri të vendit do të mbahen protesta nga strukturat paralele serbe.

Aktualisht, situata në këtë pjesë të vendit është e qetë.

Indeksonline është duke qendruar në vendin e ngjarjes dhe raporton se njësitet e Policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it janë të pozicionuara.

Ndërkohë, protesta pritet të fillojë në ora 12, teksa po organizohet pas tërheqjes së serbëve nga institucionet shtetërore, përfshirë dhe nga Policia e Kosovës.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim në Veri.