11:21 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Situata në veri, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur sot pas zhvillimeve të djeshme në veri të Kosovës.

Presidenca e Serbisë ka publikuar pamje nga kjo mbledhje derisa ka shpërndarë edhe deklaratën e Aleksandër Vuçiqit, i cili citohet të ketë thënë se “Republika e Serbisë do të jetë e fortë dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”.

Tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.