75 Mall Live Search
13:51 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / k.v

Situata në veri të Kosovës, AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ka kërkuar që Kuvendi të mbajë një seance të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës.Menjëherë do të kërkojmë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance!”, ka shkruar ai.