Situata në veri të Kosovës, protestohet në Tiranë para ambasadës serbe

Tirana ishte nikoqire e protestës kundër barrikadave në veri të Kosovës të martën.
Qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën me pankarta e brohoritje para Ambasadës së Serbisë në Shqipëri.
Kuvendi Kombëtar Shqiptar si organizator pohon se duhet të ndalet shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.
Sipas tyre edhe luftërat dhe tensionimet e situatës i takojnë të kaluarës.
Pas rreth një ore, protesta u shpërnda e qetë, por u tha se të tilla organizime do të mbahen përsëri nëse nuk ndërmerret diçka.