Situata te Juventusi, 121 persona në karantinë

Infektimi i Daniele Ruganit me koronavirusin ka bërë që situata te Juventusi të jetë alarmante. Skuadra e madhe italiane ka dhënë urdhër, izolimi në shtëpi për lojtarët, stafin, menaxherët, shoqëruesit dhe punonjësit.
121 persona janë futur në karantinë dhe po mbikëqyren 24 orë nga përgjegjës të skuadrës për të respektuar vendimin.
Presidenti Agnelli po qëndron po ashtu i mbyllur dhe është në kontakt të vazhdueshëm me secilën nga skuadra, duke bërë thirrje që së bashku t kalojnë këtë situatë. /Indeksonline/