Situatë alarmante në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Autoritetet shëndetësore në Francë njoftuan sot 261 481 raste të reja me koronavirus. Infeksionet kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë ku u raportuan 332,000 raste të reja.
Megjithatë situata vijon të jetë e rëndë, ndërsa varianti Omicron është dominues. Mesatarja lëvizëse shtatëditore e rasteve të reja ditore u rrit mbi 200,000 për herë të parë që nga fillimi i epidemisë.
Derisa numri i përgjithshëm i rasteve të shënuara që nga fillimi i pandemisë tani është afro 11.2 milionë.
Numri i njerëzve në kujdesin intensiv me COVID-19 është rritur në 3 mijë e 759.
Ministria e Shëndetësisë franceze raportoi gjithashtu 204 vdekje të reja, duke e çuar numrin total të vdekjeve nga COVID-19 në mbi 125 mijë.