Situatë alarmante në Pejë, rikthehen vërshimet në Fidanishte (Video)

Pasditen e sotme janë rikthyer me intensitet të lartë reshjet e shiut në territorin e Kosovës.
Reshje të mëdha po regjistrohen sërish në rajonin e Dukagjinit ku vërshimet e para po regjistrohen në lagjen Fidanishte.
Banorët e kësaj zone kanë dërguar video në redaksinë e IndeksOnline ku shihet situatë alarmante.
Ata thonë se uji tani ka depërtuar në bodrumet e shtëpive të tyre dhe nëse vazhdohet me reshje, rrezikon të futet edhe në katin e parë.
Vërshimet sonte i paralajmëroi edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./IndeksOnline/