Situatë alarmante në tre fshatra të Istogut

Reshjet e dëndura të shiut kanë bërë që në shumë qytete të vendit të ketë vërshime të mëdha.
Situata është më e rëndë në rajonin e Dukagjinit, ku në disa zona është ndaluar edhe qarkullimi.
Në qytetin e Istogut po mbizotëron situatë alarmante, ku rruga Drejë-Zallq-Rudicë, është bllokuar dhe janë vendosur shiritat.
Policia e Kosovës, së bashku më zjarrfikësat dhe FSK-në janë në gjendje gatishmërie, duke intervenuar në zonat ku ka nevojë.
Indeksonline ju sjell pamje nga Istogu.



