Situatë e pakëndshme për Ariana Grande, e çuditshme me çfarë e gjuajnë publiku
Ariana Grande është një nga këngëtaret më të pëlqyera.
Mirëpo, jo për të gjithë.
Ajo mbrëmë është përballur me një situatë të pakëndshme derisa performoi në festivalin Coachella që po mbahet në Kaliforni.
Në një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se dikush nga publiku e ka gjuajtur këngëtaren me limon, transmeton Indeksonline.
Përkundër kësaj, Grande bëri sikurse nuk ndodhi asgjë.
Fansat e Coachella ditë më parë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre kur kuptuan se Ariana është paguar dy herë më shumë se Beyonce. /Indeksonline/