Situatë e qetë mbi Ibër, Policia patrullon bashkë me KFOR-in

Teksa serbët manifestojnë Vidovdanin në Graçanicë, në Mitrovicë të Veriut situata është e qetë.
Serbët e kësaj komune janë duke kryer obligimet e tyre ditore.

Indeksonline raporton se një patrullë e Policisë është duke qëndruar në hyrje të Urës së Ibrit, dhe një në fund të saj.

KFOR-i italian gjithashtu po qëndron në pozicionin e zakonshëm mbi Urë.