Situatë e qetë në kufi – pritje vetëm te “Dheu i Bardhë”

Ka disa ditë që mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, mirëpo deri më tani nuk janë krijuar kolona të shumta në hyrjet dhe daljet e pikave kufitare.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet e qetë në të gjitha pikat, përveç te pika kufitare “Dheu i Bardhë”, ku pritjet janë rreth 60 minuta.
Sipas të dhënave të fundit në këtë pikë doganore kolona ka arritur në 1 kilometër, raporton IndeksOnline.
Në pikat tjera kufitare, qarkullimi është i lirë dhe nuk raportohet për pritje të gjata.
Ndërsa në pikët doganore në Bërnjak pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri 15 minuta. /IndeksOnline/
Më poshtë e gjeni përditësimin e fundit të bërë në pikat kufitare në ora 21:30:
