75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Situatë e qetë në pikën kufitare me Malin e Zi

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot ka vizituar pikën kufitare me Malin e Zi në Kullë.

“Padyshim se në këto momente mjekët janë armata mbrojtëse e cila po kujdeset që qytetarët të mbrohen nga infektimi me COVID-19!

Kryetari Gazmend Muhaxheri e vizitoi sot ekipin kujdestar në piken kufitare me Malin e Zi në Kullë. Nga afër e verifikoj punën e tyre dhe u informua për zhvillimet dhe lëvizjet e qytetarëve në këtë pikë kufitare.

Sipas deklarimeve të policëve kufitar dhe sipas mjekëve në detyrë, situata është e qetë dhe gjithçka është nën kontroll”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës./Indeksonline