20:31 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Situatë e qetë në pikën kufitare në Merdare

Po bëhet gati një muaj që nga dita kur Qeveria e Kosovës ndërmori masa për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Pavarësisht situatës mjaftë të vështirë me të cilën po përballen qytetarët, por edhe gjithë instancat shtetërore gjendja në pjesën kufitare të Merdares është e qetë, pavarësisht se qarkullimi është më i rrallë.

Ditë më parë Shefi i kabinetit të ministrit Glauk Konjufca, Kreshnik Ahmeti bëri të ditur se Serbia po vazhdon bllokimin e kamionëve tregtare që vijnë nga Kosova.

Madje ai tha se përveç kamionëve me origjinë nga Kosova, Serbia po ndalon edhe kamionët të cilët kalojnë tranzit nëpër Kosovë.

Por pavarësisht të gjitha këtyre zhvillimeve, situata në Merdare është e qetë dhe pa ndonjë problem të zhvilluar së fundi, raporton Indeksonline.

Vendi është përballur me zhvillime nga më të ndryshme gjatë muajit që shkoi, ndër to rrëzimi i qeverisë, heqja e takës 100% në fillim të prillit si dhe shumë çështje të cilat vazhdojnë që ende të diskutohen.

Ndër ngjarjet e fundit që bëri shumë bujë është edhe vendimi për futje në karantinë të veriut të Kosovës, pas shfaqjes së disa rasteve të prekur me koronavirus.

Mbetet të shihet se edhe për sa kohë do të zgjasë përballja me virusin COVID-19 dhe se çfarë do të ndodhë më pas me të gjitha zhvillimet politiko-shtetërore./Indeksonline/