09:43 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Situatë e qetë në veri, qytetarët po vazhdojnë të votojnë

Në komunat veriore të Kosovës po mbretëron atmosferë zgjedhjesh.  Që nga momenti kur janë hapur kutitë e votimit, qytetarët ia kanë mësyrë qendrave votuese për të dhënë votën e tyre.

I pari nga kandidatët në Mitrovicën e Veriut që votoi ishte kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, shkruan Indeksonline.

Nga kandidatët shqiptarë, i pari që votoi ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq.

Zgjedhjet në komunat veriore po përcillen me interesim edhe nga mediat në Serbi.

KQZ në konferencën e parë që mbajti tha se gjithçka është duke shkuar në rregull me procesin dhe se nuk ka asnjë incident.

Këto zgjedhje po mbikëqyren edhe nga OSBE./Indeksonline/