75 Mall Live Search
07:09 / E Enjte, 25 Mars 2021 / AR

Situatë e rëndë, afër 13 mijë raste aktive me koronavirus

IKSHPK dje ka njoftuar edhe për 781 raste të reja me Covid-19, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 12.808, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, sipas raportit të fundit vdiqën edhe 10 pacientë, ku numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 1.803.

764 persona u shëruan, kurse numri total i të shëruarve shkoi në 69.887.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.