75 Mall Live Search
17:32 / E Martë, 27 Qershor 2023 / k.v

Situatë e rëndë akoma në lagjen e vërshuar në Pejë (Video/foto)

Tri ditë pas vërshimeve të mëdha në lagjen ‘Asllan Qeshme’ në Pejë, situata vazhdon të jetë e rëndë për të jetuar.

Rrugët e shkatërruara e shtëpitë e dëmtuara po bëjnë qe banorët e kësaj lagjeje të mos e ndiejnë akoma rehatinë.

IndeksOnline ka qëndruar sot sërish në vendin e vërshimeve të cilat morën jetën e dy personave, për të parë nëse ka nisur rregullimi i infrastrukturës, mirëpo nga ajo që shihet në terren ende situata është e rëndë.

Në mes të rrugës tani kalon uji që rrjedh nga bjeshka pasi që rrjedha e lumit është dëmtuar ndërsa ne hendeqe skaj rrugëve qëndrojnë veturat e përmbysura./IndeksOnline/