75 Mall Live Search
15:05 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Situatë e rëndë/ Vdesin 15 persona nga koronavirusi

15 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK.