15:12 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Situatë e rënduar, 224 raste të reja me koronavirus, 152 pacientë të shëruar

Në një konferencë për media, IKShPK ka publikuar rezultatet e testeve për koronavirus të bëra në 24 orët e fundit.

Nga 434 mostra 224 kanë rezultuar pozitiv, kurse të shëruar janë  152 pacient.

Qeveria e Kosovës dhe IKShPK vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat kundër koronavirusit.

Ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve me koronavirus./Indeksonline/