75 Mall Live Search
18:55 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / MSH1

Situatë e rënduar në Fushë-Kosovë: Përmbytet nënkalimi pranë stacionit të trenit, bllokohen qytetarët

Banorët e lagjes “Beqir Kelmendi” po përballen me vërshime dhe përmbytje.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, rruga kryesore e kësaj lagjeje është vërshuar, shkruan IndeksOnline.

Nënkalimi që gjendet pikërisht në këtë lagje është përmbytur i tëri, teksa ura mbi të paraqet rrezik për qarkullim.

Banorët kanë pohuar për IndeksOnline se janë detyruar të intervenojnë vet për të tentuar të zbusin situatën.

Bëhet e ditur se shumë banorë kanë mbetur të nugjuar në shtëpitë e tyre, pikërisht për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Situatë e ngjashme është edhe në lagjen “Haki Bajrami”, aty ku janë dëmtuar shumë shtëpi dhe toka bujqësore.

Më poshtë pamje:

Vërshimet në lagjen “Haki Bajrami”
Vërshimet në lagjen “Haki Bajrami”