Situatë shqetësuese në vend, Përparim Rama mban një takim koordinues me Policinë e Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejtorin për Siguri në Komunën e Prishtinës kanë zhvilluar një takim koordinues me Policinë e Kosovës.
Rama ka thënë se mbështet pa rezerva veprimet e policisë dhe të gjitha institucioneve të rendit për identifikimin, sekuestrimin dhe shkatërrimin e armëve ilegale.
“Në këtë drejtim, Strategjia për armët e lehta dhe të vogla 2024–2028 është një instrument thelbësor. E ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama.