75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Sivasspori në formë të dobët, por favorizohet dukshëm më shumë nga kuotat e basteve për ndeshjen ndaj Ballkanit

Skuadra e Ballkanit e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në Europa Conference League. Klubi kosovar do të përballet me Sivasspor, në xhiron e tretë të grupeve.

Në ndeshjen e parë, Ballkani kishte barazuar me skuadrën e Cluj, kurse në ndeshjen e dytë kishte humbur nga skuadra e Sparta Prague.

Takimi i nesërm do të luhet në ora 18:45 dhe turqit janë dukshëm më të avntazhuar nga kuotat e basteve.

Fitorja e Sivasspor kuotohet me 1.45, kurse fitorja e Ballkanit me kuotë 7.50. Një barazim mes tyre është kuotuar me 4.33.