23:34 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sivjet më pak mjete piroteknike

Festa e Vitit të Ri është duke u afruar, e siç ndodhë çdo vit, mjetet piroteknike janë pjesë e festave në Kosovë.

Ndonëse me rrezik, ndezja e tyre është bërë e zakonshme për qytetarët e Kosovës.

Vetëm vitin e kaluar në vend janë importuar gjithsej 74,168 kg mjete piroteknike, në vlerë prej 116,417 euro.

Por këtë vit shifrat janë ulur dukshëm thonë në Doganën e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sipas tyre, deri me datën 6 dhjetor, në Kosovë kanë hyrë gjithsej 10.011 kg me vlerë mbi 22 mijë euro.

Ndërkaq, kjo shifër është rritur javëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, thuhet se deri më datën 19 dhjetor janë importuar gjithsej 23,624 kg mjete piroteknike, në vlerë prej 37,945 eurove.

Sipas këtyre shifrave, numri i importit më pranë festave është dyfishuar.

Kujtojmë që përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar gjatë gjithë vitit për të cilin duhet marrë leje paraprake (neni.33 pika 7 ligji për përdorim civil i eksploziveve), ndërsa nga data 26 dhjetor deri me datë 2 janar qytetarët nuk ka nevoje të aplikojnë marrjen e lejes për përdorim të mjeteve piroteknike./Indeksonline/