75 Mall Live Search
12:23 / E Martë, 11 Korrik 2023 / AR

Sivjet më shumë sipërfaqe të mbjella me grurë, më pak drithëra në total

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Indeksonline ka ndarë informacione për sipërfaqen e mbjellë me dridhëra gjatë viteve 2022-2-2023.

Në bazë të të dhënave, shihet se totali i sipërfaqes së mbjellë me kultura bujqësore për vitin 2023 është më i vogël në raport me vitin e kaluar.

Gjatë viteve 2022-2023 kosovarët kanë mbjellë dridhëra me sipërfaqe mbi 74 mijë hektarë.

Ndërsa gjatë viteve 2021-2022, sipërfaqja e mbjellë me dridhëra është mbi 75 mijë hektarë.

Vitin e fundit, qytetarët kanë mbjellur mbi 71 mijë hektarë me grurë, sipërfaqe kjo më e madhe se vitin e kaluar.

Por, këtë vit ka sipërfaqe më të vogël të të mbjellurave me tërshërë, thekër dhe elb./Indeksonline/