22:18 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

S’janë votat për demarkacionin, ngritën në këmbë PDK, LDK e Nisma (Foto)

Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala e LDK-së si dhe Enver Hoxhaj i PDK-së janë mbledhur te ulësja e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Mendohet se ata po konsultohen që votimi për demarkacion të shtyhet për nesër, raporton Indeksoline.

Kjo pasi sot në seancë po mungon Ramiz Kelmendi i LDK-së si dhe Lista Serbe. Kryeministri Haradinaj tha më parë se deputeti Kelmendi do të kthehet nesër në Kuvend, sepse sot i është nënshtruar dializës.

Ata po mbajnë në duar një letër, derisa shihen në disponim të mirë. /Indeksonline/