75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 28 Mars 2024 / AR

Sjellja arrogante e “bodyguard-it” të Dua Lipës, ia hedh telefonin nga duart fanses

Këngëtarja e hitit “Houdini”, Dua Lipa, ishte në Paris me të dashurin e saj aktorin 34-vjeçar Callum Turner këtë javë.

Teksa po dilte nga makina, në një moment një fanse iu afrua me nxitim teksa mbante telefonin duke dashur të bënte foto me të, transmeton Indeksonline.

Lipa është e zënë me promovimin e albumit të saj të ri i cili do të dalë pas pak javësh.  Foto nga Gareth Cattermole/Getty Images.

Megjithatë përpjekjet e saj dështuan kur roja i sigurisë e shtyu fansen duke i rrëzuar telefonin nga dora.  

Momenti është filmuar dhe është publikuar ku shumica e fansave i kanë dhënë të drejtë “bodyguard-it” të Duas në këtë rast, por disa të tjerë e kanë cilësuar të tepërtë veprimin e tij./Indeksonline/