16:42 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sjelljet që shkatërrojnë dashurinë

Egoizmi

Kur ego mbizotëron mbi ne, kur ajo çfarë duam si çift vihet në sfond, në krahasim me të mirën e njërit partner dhe kur nuk pranoni asnjë kompromis.

Përtacia

Kur refuzoni t’i jepni njëri-tjetrit, kur përtoni madje dhe të bëni dashuri, kur lodhja ju rrëmben gëzimin dhe buzëqeshjen.

Xhelozia

Kur vëmendja kthehet në obsesion, kur frika e humbjes së tjetrit e tejkalon dëshirën tuaj për ta parë atë të lirë, kur e kaluara bëhet më e rëndësishme se e ardhmja.

Gënjeshtrat

Kur e gënjeni partnerin, kur sinqeriteti e humbet rëndësinë, kur një gënjeshtër e vogël e bardhë pasohet me pabesi dhe tradhti.

Prezumimi

Kur filloni të besoni se e dinë se çfarë ka tjetri në kokë, kur ideja e paramenduar është më e rëndësishme se çfarë ndjen dhe mendon vërtetë partneri.

Pasiguria

Kur ju gjithmonë mbështeteni në mendimet e të tjerëve dhe nuk jeni në gjendje të bëni gjëra vetëm. Kur ju mbështeteni tërësisht në ata që ju rrethojnë.

Dobësia

Kur nuk keni fuqinë për të kundërshtuar ndërhyrjet e jashtme, kur gjykimi i të tjerëve ndikon në marrëdhënien tuaj, kur miqtë dhe të afërmit mund të ndikojë negativisht në jetën tuaj si çift.

Mohimi i vetes

Kur lidhja bëhet simbolike, kur çifti thith çdo moment individual, kur ne harrojmë veten dhe qëllimet personale.