75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / G T

S’jemi mësuar ta shohim kështu, Simeone i “dorëzuar” para Inzaghit… i dha një puthje!

Skuadra e Interit shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Ateltico Madrid në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi, Marko Arnautovic.

Si rrallë herë, Diego Simeone ishte shumë i qetë pas ndeshjes dhe madje në korridoret e dhomave të zhveshjes ai i dha një puthje homologut të tij, Inzaghit, shkruan Indeksonline

Simone Inzaghi e “shkeli” taktikisht trajnerin kundërshtar, duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Kujtojmë që Inzaghi dhe Simeone kanë qenë bashkëlojtar në të kaluarën te Lazio, ku kishin fituar katër tituj, përfshi këtu edhe Serie A./Indeksonline/