20:32 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“S’jon kon 100 parti po nji president, kena nejt pa gjumë kena nejt pa punë”

Pikërisht sot një vit në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një nga reperët më të talentuar në vend, Ledri Vula lansoi projektin e tij muzikor “I vogël”.

Një nga këngët më me kuptim dhe më të veçanta të tij.

Një projekt në të cilin reperi kthehet pas në kohë, kur ishte fëmijë, pikërisht në kohën kur vendi ishte i okupuar nga serbët, përcjellë Indeksonline.

Një videoklip me një tekst fantastik, që tregon realitetin përmes vargjeve të fuqishme që vetëm Ledri di t’i thur e t’i këndojë.

Ky është teksti i këngës:

[Verse 1] 
Jam kon i vogël 
I pshtet me 30 shkije para murit 
Unë zemrën guri 
Si me kon dita flamurit 
I vogël, f**k it 
Para mahalle tu stuntirat me kerrin e plakit 
101, f**k it 
Dorën nalt, f**k it 
Me djelmosha kë mosha 
Ku shkojsha pi koshave n’kosha e qoshave n’qosha 
I ngucsha gocat 
Zogjve ju çojsha drosha 
Shpenzojsha veç pare tan n’rrug që i bojsha 
Jetojsha për sot e mendojsha për nesër 
Sa u çojsha vecç dojsha me bo proud ato që i dojsha 
Sfidojsha probleme që vishin 
E lajmet i lshojsha por sen nuk kuptojsha 
I vogël 
Para gjumit gjithë i kam numru yjet 
Si me dit që një dit kom me kon unë njoni pe tyne 
Deri sa nji dit u desh veni me lshu 
T’mdhajt me arm n’dor i lam tu luftu 
Pa e dit na i her a kena me u kthy ktu 

[Chorus] 
Rritesh me ngjarje e jo me ditlindje 
Sun mson pi shkollës, mson pi gabimeve 
Qato m’ki çdo dit mu tu lon kujtime 
Çdo dit m’ki tu lon kujtime 
Rritesh me ngjarje e jo me ditlindje 
Sun mson pi shkollës, mson pi gabimeve 
Qato m’ki çdo dit mu tu lon kujtime 
Qato m’ki çdo dit mu tu lon kujtime 

[Verse 2] 
Kur u bo terri 
S’u kon sigurt, s’u dasht me dal 
Teshat e reja 
Kur iki t’blej, t’vjetrat u dasht mi fal 
Rrugt s’jon kon qikaq t’mira 
Po tjetrin na se kena lon n’balt 
Pasha ropt, jena dasht me zemër jo si sot me fjal 
Je i vogël, ëndrrat e mdhaja 
Jom tut prej policis e jo pi hajnav 
Dy gishta nalt ye, dy gishta nalt 
Kena dasht peace edhe nëse burg majna 
Me ça jom rrit ye e maj mend 
S’jon kon 100 parti po nji president 
Kena nejt pa gjum kena nejt pa pun 
Kena pas ma pak jena dasht ma shum 
S’jena kon shtet 
Edhe plakun e kom pas jasht tu na çu lekë 
S’e kom pa 8 vjet 
Edhe dostat e fminisë që kan ik n’gurbet 
Shkollat jon kon mshel kena msu n’shpija 
Jo nuk u kon leht 
KOSOVE URIME DITËLINDJEN,10 VJET ! 

[Chorus] 
Rritesh me ngjarje e jo me ditlindje 
Sa mson pi shkollës, mson pi gabimeve 
Qato m’ki çdo dit mu tu lon kujtime 
Çdo dit m’ki tu lon kujtime 
Rritesh me ngjarje e jo me ditlindje 
Sa mson pi shkollës, mson pi gabimeve 
Qato m’ki çdo dit mu tu lon kujtime 
Me ça jom rrit un e mbaj mend 
Si i vogël e mbaj mend 
E ça ka ndodh un e mbaj mend 
Ye ye e mbaj mend 
Un e mbaj mend 
Ye ye un e mbaj mend