S’ka bir nane që e ndal, Luka Doncic po e bën kahre krejt NBA
Luka Doncic vazhdon të jetë 1-shi i 1-shave në NBA. Basketbollisti slloven që po ecën hapave të një legjendari ka dhuruar edhe një natë magjike në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Doncic e ka udhëhequr Dallasin drejt fitores ndaj Detroit me rezultat 106-101.
32 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime ishte bilanci fenomenal i 19 vjeçarit slloven, shkruan Indeksonline.
Madje si një maestro i vërtetë, ylli i supertalentuar ka arrituar që të shënoi pikët vendimtare pranë rezultatit 97-102 me një kthim që për një moment na e kujtoi të madhin Jordan.
Se Doncic është bërë makth për kundërshtarët, tregoi edhe gjesti i një basketbollisti kundërshtar i cili e provokoi me goditje me krahë./Indeksonline/