75 Mall Live Search
21:35 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / MSH

“S’ka bisedime bërthamore për sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite”, Irani refuzon apelin e Macronit

Presidenti francez Emmanuel Macron, foli më herët me homologun e tij iranian Masoud Pezeshkian, rreth konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit. 

Macron theksoi se kishte kërkuar “përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin” dhe i bëri thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave bërthamore sa më shpejt të jetë e mundur.

Por, presidenti Pezeshkian i thotë Macronit se Irani nuk do të ulet në tryezën e negociatave ndërsa vazhdojnë sulmet e Izraelit.

Ky qëndrim i Pezeshkian vjen pas anulimit të bisedimeve për marrëveshje bërthamore mes SHBA-Iran, e cili ishte planifikuar të dielën.