75 Mall Live Search
15:50 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

S’ka bonuse personale për Mkhitaryan te Roma

Mesfushori sulmues Henrikh Mkhitaryan nuk do të marrë ndonjë shpërblim personal gjatë qëndrimit të tij një vjeçar të huazimit me klubin italian të Serie A, AS Roma.

30-vjeçari siguroi një transferim të huasë sezonale për klubin italian nga ekipi i Premierligës, Arsenali.

Sa i përket zbulimit të fundit , ish-sulmuesi i Borussia Dortmund nuk ka asnjë klauzolë të bonusit personal të përfshirë në marrëveshjen e huasë, përcjell Indeksonline.

Sidoqoftë, Mkhitaryan do të fitojë 300,000 € bonus nëse klubi me qendër në Romë do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve UEFA sezonin e ardhshëm./Indeksonline/