S’ka dënim për Mirlind Dakun, klubi rus e merr me vete për ndeshjen e parë të sezonit

Skuadra e Rubin Kazan ka marrë rrugë drejt Nizhny Novgorodit të Rusisë, ku nesër luan ndaj Pari NN.
Në një video të publikuar shihet se në udhëtim është përfshirë edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan Indeksonline
Daku ka udhëtuar me skuadrën dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme, e para për sezonin e ri të futbollit rus.
Kujtojmë që Rubin Kazan kishte paralajmëruar një dënim për Dakun, shkaku i gjesteve “patriotike” në Euro 2024 – duke lënë Shqipërinë në “lloç” pas dënimit nga UEFA./Indeksonline/
Отправляемся в Нижний Новгород на первый матч сезона 👋🏻✈️ pic.twitter.com/lbYowOUW1V
— «Рубин» Казань (@fcrk) July 21, 2024