11:13 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’ka distancë, ka tollovi, “vlojnë” njerëzit në qendër të Prishtinës

Radhë të gjata të qytetarëve janë parë sot para objektit të Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Në fotografitë e fundit të bëra nga Indeksonline shihet se në këtë pikë nuk po respektohet aspak distanca e rekomanduar nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë në Kosovë, teksa nuk mungojnë maskat.

Qytetarët janë parë të revoltuar me radhët e gjata që po shkaktohen në këtë pikë, ndërsa edhe temperaturat janë të larta.

Pak më parë është bërë e ditur se është mbyllur Drejtoria e Regjistrimit të Automjeteve për shkak të konfirmimit se disa zyrtarë janë infektuar me koronavirus./Indeksonline/