S’ka ekip të ri për Pogban, francezi me shumë gjasa mbetet në Old Trafford
Paul Pogba tani duket se do të qëndrojë me klubin e tij Manchester United pavarësisht se është lidhur shumë me gjigantët spanjoll Real Madrid, sipas AS.
Mesfushori fitues i Kupës së Botës me Francën ka qenë i lidhur me një largim nga Old Trafford dhe ka pranuar hapur në fillim të afatit kalimtar se ai po kërkon një ‘sfidë’ të re sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, sipas një raporti të ri, Real Madrid është gati të dorëzohet në ndjekje të ish mesfushorit të Juventusit pasi United ka refuzuar të ulë vlerësimin e tyre prej 150 milionë eurosh për yllin e tyre, transmeton Indeksonline.
Prandaj, Los Blancos e kanë përqendruar vëmendjen drejt sjelljes së mesfushorit të ri holandez të Ajaxit, Donny van de Beek./Indeksonline/