15:26 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

S’ka favore në Premierligë, Tottenham mposhtet në minutat shtesë, për vend të 4-t bëhet nxehtë

Premierliga Angleze vazhdon ta mbajë primatin e kampionatit më serioz në botë. Skuadrat e futbollit anglez nuk kanë aspak mëshirë për rivalët pavarësisht nëse iu nevojiten pikët ose jo.

Kështu, Bournemouth e ka mposhtur Tottenhamin në minutat shtesë të ndeshjes pa iu nevojitur fare pikët, ndërsa skuadra londineze edhe me një pikë do të bënte hap të madh drejt top 4-shes.

Ishte Ake ai që në minutën e parë të lojës shtesë arriti të shënoi gol me kokë pas harkimit nga korneri.

Tottenham ka 70 pikë në tabelë, por në rast se Chelsea fiton, skuadra e Pochetinos e humbë pozitën e tretë tabelare./Indeksonline/