S’ka fitore për “kuqezinjtë”, veç një pikë ndaj Parmas
Skuadra e Milanit ka barazuar 2:2 ndaj Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Mysafirët shënuan dy gola të shpejt në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Fillimisht Saelemaekers shënoi për 1:0 në minutën e 12’të dhe më pas Rafa Leao nga penalltia për 2:0.
Por, vendasit nuk u dorëzuan. Në fundin e pjesës së parë shënoi Bernabe. Kurse në pjesën e dytë, shifrat i barazoi, Del Prato.
Me këtë barazim, Milan shkon në kuotën e 22 pikëve në pozitën e dytë./Indeksonline/
Enrico Del Prato 62' 👀 Mike Maignan
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 8, 2025
Serie A | 🇮🇹 Parma 2-2 Milanpic.twitter.com/i7tplyXfz9

